Kritikat e Berishës, Basha s’i rinovon
kontratën këshilltarit Sejamini

Kritikat e Berishës, Basha s’i rinovon<br />kontratën këshilltarit Sejamini
Lulzim Basha ka larguar nga stafi i tij këshilltarin për median, Neritan Sejamini.
 
Ai ishte bërë pjesë e stafit të liderit demokrat rreth një vit më parë duke pasur një peshë të rëndësishme gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Burime nga PD për Report Tv pohuan se Basha vendosi që të mos i rinovonte kontratën për të vijuar bashkëpunimin.
 
Sejamini ishte një nga këshilltarët kryesor të Bashës, pasi koordinonte të gjitha daljet për mediat nga selia blu.
 
Kujtojmë që pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi Bashën për listat e deputetëve, ndërsa i cilësoi këshilltarët e tij për zgjedhjet e 25 qershorit si mizerabël.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid