Vetëm një ditë pas deklaratave të forta të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj kreut aktual të PD, Lulzim Basha, ka ardhur një tjetër goditje e fortë ndaj këtij të fundit.
Anëtarët e PD në degën e Shkodrës kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bashës, teksa janë ngritur me pankarta në duar kundër tij.
Gazetari i Report Tv në Shkodër raporton se te dera e selisë së PD dhe në sheshin “2 Prilli” janë vendosur pankarta, në të cilat shkruhet “Basha ik”.
Pankartat janë vënë sot gjatë orëve të drekës, ku demokratët e qytetit verior kanë gjetur një mënyrë ndryshe për të shprehur pakënaqësinë ndaj Bashës.
Kjo nuk është hera e parë që demokratët ngrihen kundër Bashës, pasi pakënaqësi të shumta ndaj tij kanë ardhur që pas humbjes së thellë që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit nën drejtimit e Bashës, ku demokratë të shumtë veshën me faj këtë të fundit, duke kërkuar largimin e tij.
[gallery]23889[/gallery]

(Pankarta "Basha ik" te sheshi "2 Prilli")

(Pankarta "Basha ik" te dera e selisë së PD)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO