Partia Demokratike ka preferuar t'i kalojë në heshtje kritikat të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për reformën në drejtësi, por kundër kësaj linje ka dalë Genc Pollo, i cili ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Pollo thotë se reforma po shfrytëzohet për populizëm, arrogancë dhe folklorizëm.
“Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet!!”, shkruan deputeti demokrat Genc Pollo.

Në një editorial kushtuar të rinjve një ditë më parë, ambasadori amerikan tha se “është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor, por dështuan në arritjen e një marrëveshjeje".
Kryediplomati amerikan kritikoi qasjen e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se gjithmonë ka gjetur diçka për të refuzuar reformën në drejtësi.
"Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”, shkruante Lu në editorialin e titulluar "Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com