Një ditë pas kritikave të Edi Ramës për diplomatët shqiptarë në botë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një takim me Princin e Arabisë Saudite, Al-Waleed ka folur për investimet e huaja në Shqipëri duke mos e harruar porosinë.
“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare.
Takimi i sotëm me Princin Al-Waleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës” shkruan Bushati në Facebook.
Por, Rama foli dje për një ministër të ri të Jashtëm duke lënë të nënkuptohet se Bushati do të largohet nga posti i shefit të diplomacisë shqiptare pas 4 viteve.
Me princin e familjes mbretërore saudite, miliarderin Abdulaim Al-Saud pritet që të takohet edhe kryeministri Edi Rama për të folur konkretisht për investimet e mundshme në Shqipëri.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com