Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani u pyet nga opozita edhe për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Bogdani tha se të gjitha procedurat mund të komentohet brebnda një kuadri etik, duke theksuar se nuk janë imunë ndaj kritikave.  

“Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive dhe kufizimeve. Ne nuk jemi persona imunë, nëse jemi në një funksion publik dhe standardet e gjykatave europiane të të drejtave të njeriut kanë thënë që duhet ta kesh lëkurën pak më të trashë, mund të suportosh kritika ndaj të gjithë, deri në çfarë mase ndihet pastaj prokurori i kërcënuar kjo është për tu verifikuar dhe trajtuar në nivel institucional. Ne pranojmë kritika nga kolegët e të gjithë”, tha Bogdani.


Lajmi kryesor:

Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë