Kritikat e Topallit ndaj Bashës
Ervin Salianji: Është e papunë

Kritikat e Topallit ndaj Bashës<br />Ervin Salianji: Është e papunë
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të Televizionit Shqiptar, Ervin Salianji tha se i konsideron reagime të të papunëve sulmet ndaj reformës zgjedhore nga demokratët. 

Sipas fjalëve të Salianjit rezulton që edhe Jozefina Topalli, e cila mendon se Lulzim Basha me këto propozime po tradhton demokratët, është e papunë.

I pyetur nga Enkel Demi, Salianji tha se e sheh zgjidhjen krizës së besimit tek zgjedhjet në votimin dhe numërimin elektronik me filtra të shumtë që garantojnë sigurinë dhe mungesën e ndotjes së sistemit.

Salianji shprehet se edhe ai vetë është kundër propozimit të Lulzim Bashës për sistem zgjedhor mazhoritar të pastër, por thekson se edhe kryetari vetëm sa ka hapur debatin për sistemin më përfaqësues për shqiptarët.

Kështu që ende nuk ka një propozim zyrtar të opozitës për sistemin mazhoritar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten