Por siç duket, pakënaqësia për drejtimin e opozitës është shtrirë edhe në masat e mbështetjes së demokratëve, tek anëtarësia.
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji i është përgjigjur përmes një reagimi kritikëve të kreut të PDsë, Lulzim Basha për mënyrën se si ky i fundit bën opozitë.
Duke iu përgjigjur një kritikuese me emrin Blerta, Salianji e fton atë që t’i bashkohet aksionit qytetar dhe protestave për një jetë më të mirë.
Sipas Salianjit, opozita bëhet me njerëzit në nevojë dhe qytetarët e ndershëm dhe se opozita e sotme s’mund të kritikohet se ofron një alternativë dhe jo bandë.
Postimi i plotë i Ervin Salianjit
E dashur Blerta,
po te përgjigjem publikisht për ju dhe disa miq te tjerë që e kanë shqetësim si juaji.
Lajmet për opozitën nuk duhen marrë nga qeveria por duhen lexuar ashtu siç janë.
Opozita ka mundësi për tu përmirësuar, por thënë këtë duhet të themi po ashtu që opozita më e mirë qe ka parë ky vend është kjo. E ngaqë opozita është në detyrën e saj, qeverisë i ka nxjerrë në pah degradimin moral dhe ligjor si qeveria më e degraduar dhe e kriminalizuar në çdo aspekt, në 100 vjet shtet Shqiptar.
Ka disa qe opozitën e shohin vetëm si mundësi për protagonizëm mediatik dhe përveçse i bëjnë opozite opozitës përtojnë te shohin edhe TV përveç rasteve kur dalin vete!
Problemi i shqiptareve nuk është opozita! Sot Shqipëria lëngon ne varfëri, papunësi, përpëlitet per mbijetese. Qytetaret po braktisin vendin çdo dite e me shume drejt azilit, ndërkohë qe Shqipëria po kapet nga krimi dhe po kthehet prone e nje grupi njerëzish.
Qytetaret me mbështetjen e plote te Partisë Demokratike kane 3 vjet qe rezistojnë, përballen dhe përplasen me krimin qe eshte ne pushtet. Nga Saranda ne Malesi, nga Vlora ne Shkoder, nga Fieri ne Diber, nga Korça ne Lezhe, nga Lushnja ne Kukes dhe kudo qytetaret jane ne kembe, deget e PD dhe demokrate te ndershem jane ne mbeshtetje te qytetareve.
Kushdo qe do te ndihmoje me se pari qytetaret dhe Shqipërinë duhet sot me shume se dje, neser me shume se sot qe nese per 3 vjet ka harruar te beje opozite te dale ne përkrahje te protestave dhe te lëngimit qytetar!
Opozita behet ne lagje, ne fshat, ne qytet, me fermerët, me studentet, me te papunët, me pensionistet, me te shpronësuarit pa ligj dhe pa shpërblim, behet me te pamundurit qe spaguajne dot faturën e dritave. Behet me te sëmurët qe lëngojnë spitaleve per ilaçe dhe qeveria ben kerdine me miliona euro, behet me studentet per tarifat e larta ne arsim, behet me prinderit qe femijet po iu kthehen ne pre e bandave dhe modeli i bandave po promovohet çdo dite nga Rama e Tahiri. Ka një milion arsye pse qeveria duhet të marrë shpulla për keqqeverisjen dhe besoj vetëm një arsye për kritikë ndaj opozitës. Duhet çdo ditë qe në takime, mbështetje dhe proteste te jene dhe njerëz me mandat, te protestojnë jo më pak dhe as me shume se çdo qytetar i ndershëm i ketij vendi! Nuk mund të kritikohet opozita pse paraqitet me alternative dhe jo me banda. Nuk mund te kritikohet opozita se kërkon besimin me takime ne çdo cep te Shqipërisë siç Lulzim Basha po ben dhe nuk kërkon qe te trysnoje apo kercenoje votuesit. Nuk ka faj opozita qe zgjidhjen e kerkon tek ekspertet dhe tek elita dhe jo tek kriminelet dhe oligarket. Nuk ka faj opozita qe denoncon çdo dite vjedhjet e qeverise dhe premton qe drejtesia nuk harron. Ska faj opozita qe maxhoranca e verbuar nga etja per para nuk miraton asnje amendament apo projekt te saj. Nuk ka faj opozita qe imponon me force ligjin e dekriminalizimit por e ka qeveria qe ka promovuar dhe mban fort krimin. Opozita eshte ne detyren e saj si garante e interesit publik. Po denoncon, po i jep ze problemeve te qytetareve dhe është opozite me alternative, me program dhe me zgjidhje”, shkruan Salianji.