Kritikat ndaj Bashës, Topalli
bojkoton protestën e PD-së
Ndonëse u proklamua si një protestë e opozitës së bashkuar, ku si specifikë e organizimit ishte edhe kontributi i partive aleate, nga ana tjetër vetë Partia Demokratike nuk ishte e plotë. Ish numri dy i kësaj force politike, Jozefina Topalli ka bojkotuar tubimin para Kryeministrisë, duke konfirmuar problemet e saj me lidershipin demokrat.
Ndonëse u proklamua si një protestë e opozitës së bashkuar, ku si specifikë e organizimit ishte edhe kontributi i partive aleate, nga ana tjetër vetë Partia Demokratike nuk ishte e plotë.
Ish numri dy i kësaj force politike, Jozefina Topalli ka bojkotuar tubimin para Kryeministrisë, duke konfirmuar problemet e saj me lidershipin demokrat.
Ndonëse ka qenë në vijën e parë të çdo tubimi të opozitës, Topalli nuk ishte dje në rreshtin e parë të protestuesve ku ishin kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish kryeministri, Sali Berisha, deputetët e grupit parlamentar, përfaqësues të partive aleate, ish të përndjekurit, ish themelues të PD dhe ish studentë të lëvizjes së dhjetorit ’90, studentë dhe përfaqësues të biznesit.
Madje, Topalli nuk ka uruar as në rrjetet sociale, një tjetër tregues ky i “thyerjes” së saj me politikën aktuale të selisë blu dhe lidershipit demokrat.
Shqiptarja.com mëson se ish-kryeparlamentarja Topalli gjatë ditës së djeshme por edhe aktualisht ndodhet në Gjermani.
I çuditshëm mbetet fakti se mungesa e Topallit dje vjen në kohë kur ajo, jo më larg se 2 javë më parë në Kuvend, bënte thirrje për një dhjetor të dytë, duke nënkuptuar kështu rrëzimin e qeverisë në pushtet. Ende nuk dihen arsyet e mungesës së Topallit në protestë, ndërsa selia blu nuk ka preferuar të komentojnë mungesën e saj.
Që prej humbjes së opozitës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Topalli ka ashpërsuar kritikat e saj në adresë të lidershipit demokrat.
Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13%
-
Të gabuar
85.1%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27