Kritikat ndaj ish-ministrave, Spaho: 
Krerët e PD, qëndrime personale

Kritikat ndaj ish-ministrave, Spaho: <br />Krerët e PD, qëndrime personale
TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho qartëson qëndrimin e PD-së për ata persona të cilët mendohet se në strukturat në bazë kanë punuar në fushatë për forca të tjera politike. Sipas tij udhëzimi i kryetarit Basha nuk bën fjalë për reagimet në Facebook të kryetarëve të degëve ndaj ish-ministrave por për anëtarët e Partisë Demokratike që janë përfshirë në listat për këshilltarë në forca të tjera politike.

“Bëhet fjalë për ata të cilët kanë konkurruar në këshilla pra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët kanë hyrë në listën e këshillave të partive të tjera politike pra nuk bëhet fjalë për individë të cilët janë drejtues në nivele të ndryshme të Partisë Demokratike por kanë kryer le të themi fushatë për kundërshtarët tanë politikë”, tha Spaho. 

Nënkryetari i PD i konsideron si individuale dhe jo institucionale qëndrimet kritike të kryetarëve të degëve ndaj ish-ministrave dhe deputetëve të PD. Megjithatë Spaho thotë se për këto çështje do të kërkohet llogari, por nënvizon faktin se analiza dhe riorganizimi i strukturave të PD nuk është një proces përmes të cilit do të dalin koka turku.

“Në mënyrë individuale ato nuk janë qëndrime zyrtare as të Partisë Demokratike këtu në qendër as qëndrime zyrtare të degëve të cilat ata përfaqësojnë dhe sigurisht këto çështje do të trajtohen sipas rregullave që kemi brenda partisë. Nuk synohet që ky proces të ketë objektiv kryesor gjetjen e kokave të turkut, procesi synon të evidentojë fenomenet se çfarë shkoi mirë çfarë nuk shkoi mirë dhe mbi këtë bazë të korrigjojmë për zgjedhjet e vitit 2017”, u shpreh Spaho.

Por sfida më e madhe për demokratët aktualisht nuk është analiza e vetes, por përballja me qeverinë e majtë. Nënkryetari i PD thotë se tashmë janë pjekur kushtet edhe për zgjedhje të parakohshme.
 
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat