Presidenti i Francës Fracois Hollande ka reaguar ndaj kritikave të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mbi politikën liberale të Gjermanisë për emigrantët.
 
Hollande ka deklaruar se ‘’Europa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë për të treguar se çfarë duhet të bëjë’’.
 
Trump akuzoi ditën e djeshme kancelaren gjermane Angela Merkel se po bën një ‘’gabim katastrofik’’ duke lejuar emigrimin masiv.

"Mendova, sinqerisht, ishte e papërshtatshme për një President të Zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërhyjë në politikat e vendeve të tjera në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë,"-tha Hollande për CNN.
 
Trump shkaktoi gjithashtu një tjetër alarm me deklaratat e tij, ku u shpreh se NATO është një aleancë e vjetëruar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com