Kritikat për pllakatën osmane në 
Lezhë, ironizon Tare “T’i prishim”

Kritikat për pllakatën osmane në <br />Lezhë, ironizon Tare “T’i prishim”
Drejtori i Agjencisë për Bregdetin, Auron Tare, i cili njihet edhe për pasionin e tij për historinë, ka ironizuar sot thirrjet publike të disa intelektualëve që kërkojnë prishjen e gjurmëve osmane të mbetura në kështjellat tona nga koha e pushtimit.
 
Tare ka postuar disa foto nga kështjellat greke të Janinës dhe Korfuzit me mbishkrime osmane dhe ironizon sikur intelektualët grekë të silleshin si ata shqiptarë.
 
“Fotot nga Kalaja ë Janinës dhe Korfuzit.
 
Mbishkrime Otomane në ballin e Kalase së Janinës dhe Veneciane në Korfuz. Të dy palët pushtues shekullor.
 
Por sot intelektualët e Janinës dhe Korfuzit të frymëzuar nga mësimet e intelektualëve të pa varur nga Shqipëria që janë hedhur në aksion me sprej në dorë dhe me vare të gatshëm për të prishur mbishkrimin e pushtuesit Sulejman ( atij që gjithë Shqipëria mezi pret ti shikojë serialin turk) i cili ka urdhëruar arbërorin Dervish të birin e Muhamet Skurës (të cilit i ka dalë emri në defterin e perandorisë që ka marrë shumë toka se u konvertua në mysliman) të rindërtojë Kalanë e Lezhës, i kanë shkruar qeverisë së Tsipras se duan edhe ata ti shkatërrojnë këto simbole pushtuesish.
 
Në fakt gazetat e sotme në Greqi ishin mbushur me deklarata të intelektualeve greke që i kërkonin falje popullit grek se si nuk i kishin parë më parë këto mbishkrime por i kishin mësuar nga intelektualët shqiptarë se mbishkrimet otomane dhe çdo nishane të tjera në kala apo monumente kulture janë të ndaluara.
 
Prandaj këtë javë në Greqi do të shpallet java e shkatërrimit të nishaneve të huaja në Kalatë e vendit. O burra shqiptarë mos mbesni mbrapa grekëve edhe në këtë çështje se është turp për ju që në shekuj me pushkë në dorë nuk keni lënë pushtues të huaj t’iu prekë foletë e shqiponjave tani ti lini këto nishane në muret e Kalave të cilat ja u keni marre gurët për shtëpi dhe ju a keni nxjerrë fundin me kohë”, shkruan ai.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror