Kritikët jashtë,Basha në lista klanin e
tij që të mos humbë PD pas zgjedhjeve

Kritikët jashtë,Basha në lista klanin e<br />tij që të mos humbë PD pas zgjedhjeve
Përveç emrave të përjashtuar, ajo që ka bërë çudi në listat e Partisë Demokratike është fakti që Lulzim Basha ka zgjedhur të tregojë për publikun në çdo Qark, shumë më pak kandidatura se sa numri total i deputetëve.
 
Më e habitshme nga të gjitha është zgjedhja për të kandiduar në Tiranë vetëm 18 emra, ndonëse në total, Qarku i Tiranës ka 34 deputetë.
 
Por, si qëndron e vërteta që Basha nuk ka publikuar listën me 140 kandidatë, por ka nxjerrë vetëm disa prej tyre?
 
Kjo në fakt është më e thjeshtë nga ç’duket. Pasi Basha ka shfarosur nga PD-ja çdo zë kritik ndaj tij dhe çdo figurë ikonë të PD-së, ka futur në lista dhe në PD kukulla që do i shërbejnë për pas 25 qershorit.

Pasi partia e tij të ketë pësuar një humbje të thellë që sipas projeksioneve ka shumë gjasë të ndodhë, Bashës do i duhet të mbajë sërish karrigen e kryetarit të PD-së. Dhe mënyra e vetme që ai ta mbajë karrigen e kryetarit, është të mos i thotë askush që duhet të ikë nga aty.
 
Emrat e rinj që ai nuk i bën publikë, janë kukulla që thjeshtë do heshtin kur Bashës t’i vijë momenti që të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
 
Është e paprecedent që një opozitë 4 vjeçare aq agresive të mos ketë figura reale për t’i futur në lista. E kjo vjen si pasojë e frikës së Bashës se pas humbjes së zgjedhjeve, mund të humbasë dhe partinë.
 
Largimi i kritikëve dhe afrimi i klanit të tij që i servilosen non stop, janë në fakt mundësia e fundit që Basha të mbajë partinë edhe pas humbjes së 25 qershorit./Lexo.al

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari