Një ditë pasi kritikoi çiftin Luiz-Kiara, fansat e dyshes më të përfolur në vend nuk kanë gjetur qetë. Ditën e sotme, sipas mediave, gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari është sulmuar me gurë dhe për pasojë i kanë thyer xhamat e makinës. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo ngjarje vjen nga vetë fansat e çiftit apo nga ndonjë ngjarje tjetër. 

Siç shihet dhe nga fotot, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.

Policia e Tiranës ka reaguar për një lajm që u aludua nga mediat se Zhaklin Lekatari është sulmuar pas kritikave që u dha Luizit dhe Kiarës duke e cilësuar si të pavërtetë.

“Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.”- thuhet në njoftimin e policisë.