Ibsen Elezi në Report Tv: Basha pa strategji, e çoi PD drejt shkatërrimit! Kuksianët nuk do ia falin

TIRANË-Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka qenë i ashpër ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se qëllimi i tij final është pikërisht shkatërrimi i kësaj force politike dhe se 30 qershori e "vulosi" këtë fund të hidhur. I ftuar në studion e Report Tv, Elezi tha Basha po bën "show" për të justifikuar vendimet e tij të gabuara, që nga djegia e mandateve pa një strategji të mëparshme se si do rrëzohej qeveria e deri te bojkoti i zgjedhjeve lokale. Elezi, i njohur si një ndër zërat kritik të kryedemokratit, tha se është absurde të dëgjosh Bashën duke i kërkuar Ramës zgjedhje të lira dhe të ndershme, kur nuk organizon dot zgjedhje të lira brenda partisë.

"30 qershori katastrofë për PD. E dija që në fillim, mungesa e forcës për të transformuar PD brenda, mbështetur nga doktori, e dija që do lëvizte në mënyrë kaotike. Ajo që u ndërtua në Kuvendin e fundit të PD-së u ndërtua një parti pa rregulla dhe norma, duke vazhduar gafat e mëparshme. Basha i bën me qëllim këto gabime. Tallja më e madhe me PD-në. Basha ka qëllim që të fundosë PD. Kur dorëzon mandatet, ke dy javë për të rrëzuar qeverinë, kur nuk e bën dot ik në shtëpi. 10 protestat, gafë e madhe. Kuksianët nuk do ia falin, jo vetëm Bashës, por kujtdo që i ka futur hundët në shkatërrimin e PD-së, është një kastë. Kjo gjë ka ndodh në PD do ketë një analizë, del tani Basha, lufton Ramën për gjërat që i  vuan vetë. Flet për zgjedhje të lira, kur nuk i organizon dot vetë në partinë e tij. Praktika që Basha po bën në PD, është shumë e vështirë që të jesh i besueshëm për të sulmuar Ramën.  Nuk ka një strategji Basha. Ai po bën show që "ja bëmë përpjekjet tona, por faji është i Edi Ramës". Kur u thua duhet të dorëzoni mandatet, por duhet të keni planin se si duhet rrëzuar kjo qeveri", tha Elezi.

Ndërkohë, duke u ndalur tek zërat. se do të ketë përplasje mes qytetarëve gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak në Kukës, Elezi tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

"Mund të ketë situata, por konflikte të vogla, pasi  nuk e kanë mbështetjen politike se nuk janë ushtarët kur gjenerali nuk u thotë dot se çfarë të bëjnë", tha në Report Tv, Elezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Kritiku i Bashës në Report Tv: Marrëveshja e PD-së me artistët, budallik! Opozita ka dështuar me këto nisma

Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, i njohur për qëndrimin kritik ndaj strategjisë së drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, e ka cilësuar si budallik nënshkrimin e marrëveshjes së PD-së me artistët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në studion e Report Tv, Elezi ai argumentoi se ky qëndrim vjen duke iu referuar të kaluar, duke thënë se opozita ka dështuar në këto nisma. Ai solli si shembull deklaratën e përfaqësuesve të PD-së se do të pengojnë me trupat e tyre që të vendoset traut në rrugën e Kukësit.

"Marrëveshja e PD-së me aktorët, budallik. Opozita duhet ta ketë në vullnetin e tij politik. Na tha dhe ne kuksianëve nuk do lejojmë traun me trupat tanë dhe na bëri bisht. Opozita i dështon këto nisma, po në Tiranë nuk do e ketë të lehtë.Pas traut kjo do të jetë përplasja e dytë që Rama dhe qeveria do të dorëzohet", tha Elezi në Report TV.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 31/07/2019 00:58

    O z. Elezi nuk po e kupton qe Basha ja shiti PD-ne Rames me marreveshjen e 18 Majit 2017 qe e nenshkruan tek darka qe hengren bashke tek Pazari i Ri?

    Përgjigju
  • Mona Cizmja: 30/07/2019 23:46

    O Ibe. Po nga dreqin e keni mesu te flisni ne emer tjerve. Uroj qe kuksianet te mos jene si ti te semure nga ndjenja e protagonizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë