Kritiku i Bashës: Po bashkëpunon
me LSI, por s'ka bashkuar PD-në

Kritiku i Bashës: Po bashkëpunon<br />me LSI, por s'ka bashkuar PD-në<br>
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fabjan Topollaj, njëherazi një nga kritikët e lidershipit demokrat, ironizon bashkëpunimin e PD me LSI.

Ai shkruan në Facebook, se krahas LSI-së, PD duhet të bashkojë me demokratët, figurat e vjetra me kontribute në të djathtën shqiptare. "PD qe po tregon aftesi bashkeveprimi me LSI e Ilir Metes ende nuk po arrin te deshmoje vullnet per bashkimin ne nje front te vetem opozitar figurat me te larta historike te partise se saj si Bode, Topalli, Patozi apo Imami, dhe qellimisht po i mban larg te rinjte qe kane deshmuar aftesi politike ne te berit opozite brenda kesaj partie, si rasti i Tomorr Alizotit, Endira Bushatit, Belind Kellicit, Genti Malkos, apo Valbona Mezinit qe sot jane ose te dorehequr ose te menjanuar nga lidershipi i PD", shkruan Topollaj. 

Postimi i plotë i Topollajt: 

BASHKE ME LSI EDHE DEMOKRATET. 
Se fundmi ka shperthyer nje debat pro dhe kunder bashkepunimit te shpallur ne aksionin opozitar midis PD dhe LSI. Si ne cdo fushe te jetes dhe ne politike ka prioritete. Pavaresisht se PD ka qene larg LSI si ne aspektin ideologjik por edhe ne aspektin e pozicionimeve politike, perseri opozitarizmi i sotem ka nevoje me shume se kurre per bashkim. Opozita dhe opozitarizmi eshte vlere ne cdo vend me demokraci te konsoliduar. Ajo eshte forca morale e shoqerise, balancuesi dhe kontrolluesi i qeverisjes, si dhe shpresa per nje qeverisje me te mire ne te ardhmen. Ne Shqiperi dhe per kushtet e vendit, opozitarizmi ndoshta eshte me e madhja vlere e shoqerise. Imagjinoni nje Shqiperi ku nuk denoncohet droga masive, korrupsioni i kthyer ne sistem dhe kriminaliteti i kudondodhur, imagjinoni sa me problematike do te qe qeverisja ne kete rast. Dhe kete mund ta beje vetem nje opozite e forte, frontale dhe morale. Ne kete aspekt cdo bashkepunim midis spektrit opozitar eshte i vlefshem, forcon opoziten dhe rrjedhimisht rrit kontrollin ndaj nje qeverisjeje te degraduar. Ndaj une mendoj qe jo vetem bashkepunimi midis PD dhe LSI, por bashkepunimi i cdo faktori per te denoncuar, parandaluar dhe ngjallur shprese perballe nje qeverisje mizerabel sot eshte mision historik i cdo shqiptari dhe jo vetem pragmatizem i ftohte politik i dy partive politike. Sa me shume te forcohet opozita aq me e kontrolluar eshte qeverisja, aq me shume shprese ka shoqeria. Por duhet pranuar se opozita e ka forcen kryesisht tek morali dhe jo domosdoshmerisht tek bashkimi mekanik i numrave, prandaj eshte shume e nevojshme koherenca. Dhe ketu ka probleme si LSI qe ka qene pjese e keqqeverisjes nen drejtimin e Rames deri perpara 4 muajsh dhe cuditerisht ende nuk pranon te dale ne opozite me Veliajn ne Keshillin Bashkiak Tirane atje ku bashkimi e kthen opoziten ne shumice, si lidershipi i PD qe ende nuk ka sqaruar marreveshjen e 17 majit me Edi Ramen, cilet qene deputetet e saj qe votuan per zgjedhjen e Rucit ne krye te Kuvendit, apo turravrapin per te organizuar zgjedhjet brenda partise pas humbjes katastrofike te 25 qershorit pa bere me pare nje analize dhe pa garantuar gare te ndershme. 

Ceshtja per nje opozite te forte perballe nje qeverisje te degraduar eshte kerkese e kohes dhe askush ska pse shqetesohet se cili perfiton me shume ne aspektin elektoral, LSI apo PD. Ajo qe duhet te perbeje shqetesim eshte bashkimi i te gjithe faktoreve opozitare ne nje front te vetem. Dhe ne nje kohe qe PD po arrin te bashkepunoje me LSI, eshte e pakuptimte heshtja e lidershipit te saj perballe perpjekjes se nje grupi funksionaresh dhe ishfunksionaresh te PD per bashkimin e partise pasi Basha i ktheu shpinen anetaresise me hartimin e listave, me vendimarrjet personale dhe me uzurpimin e kryesimit te partise ne farsen e 22 korrikut.

PD qe po tregon aftesi bashkeveprimi me LSI e Ilir Metes ende nuk po arrin te deshmoje vullnet per bashkimin ne nje front te vetem opozitar figurat me te larta historike te partise se saj si Bode, Topalli, Patozi apo Imami, dhe qellimisht po i mban larg te rinjte qe kane deshmuar aftesi politike ne te berit opozite brenda kesaj partie, si rasti i Tomorr Alizotit, Endira Bushatit, Belind Kelliçit, Genti Malkos, apo Valbona Mezinit qe sot jane ose te dorehequr ose te menjanuar nga lidershipi i PD. Eshte jo vetem me e rendesishme por dhe me e lehte bashkimi i PD me vetveten se sa me te tjeret. Ndaj nuk na mbetet tjeter vecse te urojme qe kjo te sherbeje si nje akt shkompleksimi, ne menyre qe lidershipi i PD bashke me LSI, te mund te bashkoje dhe demokratet.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë