Krizë në Venezuelë, qytetarët
vërshojnë drejt Kolumbisë
Nisi javën e kaluar me disa qindra femra, që në mënyrë demonstrative shkelën kufirin e Venezuelës dhe kaluan në Kolumbi për të blerë ushqime dhe medikamente, të cilat mungojnë në vendin e tyre.
Nisi javën e kaluar me disa qindra femra, që në mënyrë demonstrative shkelën kufirin e Venezuelës dhe kaluan në Kolumbi për të blerë ushqime dhe medikamente, të cilat mungojnë në vendin e tyre. Tashmë duket se, edhe autoritetet venezueliane janë dorëzuar dhe hapën për 12 orë kufirin e bllokuar, për të lejuar njerëzit që të bëjnë pazaret në shtetin fqinj, pasi raftet në dyqanet e Venezuelës janë prej kohësh bosh.
Dhjetëra e mijëra venezuelianë u derdhën drejt kufirit dhe kaluan në Kolumbi, duke krijuar pamje të ngjashme me ato të refugjatëve që u largohen konflikteve, por këtë herë eksodi bëhet kundër urisë. Me mijëra nxituan drejt dyqaneve më të afërta për të blerë produktet e munguara, kryesisht ushqime dhe medikamente, për t’u kthyer më pas te familjet e tyre në Venezuelën e dërrmuar nga kriza ekonomike.
Autoritetet kolumbiane thanë se rreth 35 mijë njerëz kaluan kufirin, ndërsa theksuan se pavarësisht justifkimeve të qeverisë së Venezuelës, se kufiri mbyllet si masë kundër trafikut, në anën kolumbiane kjo nuk do të bëhet kurrë dhe banorët e Venezuelës do të jenë gjithnjë të mirëpritur. Këta të fundit, të intervistuar nga mediet, kishin një përgjigje të përbashkët: nuk iu besonin syve kur shihnin dyqanet e mbushura plot në vendin fqinj, një pamje që në Venezuelë nuk shihet prej muajsh.
Kriza ekonomike në Venezuelë është më e rënda e historisë moderne të vendit. Ndërsa qeveria socialiste e Presidentit Nicolas Maduro fajëson opozitën dhe elitën e biznesit për krizën, duke krijuar skenare filmash, është e qartë se politikat thellësisht të gabuara të ekzekutivit të Hugo Chavezit më parë dhe të Maduros tashmë, janë përgjegjëse për situatën dramatike në vend.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.9%
-
Nuk lëviz
34%
Vota total: 2916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht, 16:06
-
Izraeli refuzon akreditimin e diplomatit norvegjez në zonën palestineze
8 Gusht, 16:04
-
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’
8 Gusht, 15:54
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht, 15:49
-
Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve
8 Gusht, 15:26
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21