Athina zyrtare i ka kërkuar Shqipërisë që të presë emigrantët ashtu siç Greqia priti shqiptarët në vitet 1990.
Kjo kërkesë u bë nga Ministri i Jashtëm grek dhe Presidenti Prokopis Pavlopulos gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ku i kanë kërkuar që të respektojnë të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve.
“
Unë dua të theksoj tre gjëra për ju. Së pari, kërkojmë nga Shqipëria që të kontribuojë në trajtimin e problemit të refugjatëve, në të njëjtën mënyrë si Greqia u soll me emigrantët shqiptarë.Së dyti, të respektohen të drejtat e plota të njeriut sa i përket minoritarëve tanë në Shqipëri. Mos harroni se Greqia është sjellë mirë me bashkësinë shqiptare të vendosur këtu në Greqi. Kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë bazuar në të drejtat ndërkombëtare të emigrantëve” tha presidenti grek.
Pavlopulos theksoi gjithashtu se Greqia kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët, ndërsa theksoi se shteti i tij është në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.
“
Greqia po kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe kjo është provuar në shumë raste. Kjo është dëshmuar gjatë periudhës të Shqipërisë në NATO, por edhe bazuar në faktin që Greqia e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha kreu i shtetit të Greqisë.
Teksa u ndal tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë, Pavlopulos theksoi se duhet një zgjidhje e përbashkët.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u prit sot në Athinë nga homologu i tij grek, Kotzias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare dy ditore që po zhvillon në Greqi, në një vizitë që konsiderohet më e rëndësishmja e tij jashtë vendit.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26