Kriza, BB kredi Shqipërisë
për reduktimin e efekteve

Kriza, BB kredi Shqipërisë<br />për reduktimin e efekteve
TIRANË - Banka Botërore parashikon që në dy vitet e ardhshme dhe përkatësisht 2012-2013 të ofrojë një mbështetje më të madhe financiare për vendet që kërcënohen nga kriza, nga sa ishte parashikuar në portofolet aktuale të strategjive të partneritetit për këto vende. Për këtë arsye një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë vendio javën e ardhshme për të diskutuar dhe identifikuar me partnerët e qeverisë fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
Ulja e remitancave është një prej efekteve të krizës që ka prekur vendin tonë dhe vetëm gjatë vitit që lamë pas sipas Bankës Botërore Fluksi i dërgesave individuale për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën është sa rreth 10 përqind të PBB-së dhe ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadalësim i rritjes ekonomike të Eurozonës.
Në rastin e Shqipërisë, Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike. Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Objektivi kryesor i rritjes së portofolit të financimit me kredi për vendet e Ballkanit Perëndimor është që t`i ndihmojë ato të përgatiten dhe t`iu përgjigjen në mënyrë të efektshme goditjeve të jashtme, duke ruajtur fokusin në reformat strukturore dhe rrjetin e sigurisë sociale, të cilat janë shumë të rëndësishme për ruatjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit. Një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të disktuar dhe identifikuar së bashku me partnerët e qeverisë, fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza