TIRANE- Kryeministri Berisha u kërkon ministrave marrjen e masave për uljen e borxhit publik dhe ngushtimin e deficitit buxhetor, si kushte për të parandaluar krizën e borxheve në botë, e cila siç tha ai "parashikohet të jetë afatgjatë”
Berisha vuri theksin tek reforma ekonomike në mënyrë që dallgët e krizës të mos e përfshijnë këtë vend. “Për vitin e ardhshëm duhet të mbajmë ende rritjen ekonomike e cila është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Ngushtimi i defiçitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nën 60% janë dy kushtet që do të parandalojnë në të ardhmen kriza të tilla”.”- deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Duke komentuar krizën botërore, kryeministri shtoi “Evazioni fiskal, ka të bëjë me taksat e larta. Nuk them që duhet marrë shembull nga Shqipëria. Por me përgjysmimin e taksave, ky vend ka vjelë së paku 8 miliardë dollarë më shumë”
Sipas Kryeministrit, “ajo që u vendos në Bruksel mbi ligjin e buxheteve është një domosdoshmëri në mënyrë që askush të mos shpenzojë më shumë se çka mundësi".
Gjithashtu shefi i ekzekutivit këmbënguli në reformat ekonomike si dhe në lehtësimin e barrës fiskale mbi biznesin privat. “Duhet të thjeshtojmë praktikat për biznesin”- tha kryeministri duke i kërkuar ministrave të shqyrtojnë me kujdes qëndrimet e agjencive që varen nga ata, për dhëniet e lejeve dhe licensat, zvarritjet dhe burokracitë e tyre.
“Kam ankesa sporadike, por ka ankesa të cilat agjencitë nuk i përgjigjen Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licensave në afatin kohor të duhur. Prandaj kontrolloni duke marrë në protokoll datën e paraqitjes së kërkesave dhe kthimin e përgjigjes. Është e rëndësishme.”
Shefi i ekzekutivit u kërkoi gjithashtu ministrave “Të paraqesin me shpejtësi listën e autorizimeve që lëshojnë drejtoritë e tyre dhe rajonale.Ka rëndësi që të bëjmë gjithcka për të lehtësuar barrën fiskale mbi biznesin.”
Një tjetër detyrë kryesore për 2012 është dhe aplikimi i partneritetit publik privat në të gjitha fushat, sikundër në të gjitha komunat e vendit. “Bashkia e Tiranës- tha Berisha- ka nisur një punë serioze, dhe shembullin e saj ta aplikojnë dhe bashkitë dhe komunat e tjera.
/Shqiptarja.com