POGRADEC- Po të ecësh buzë liqenit të Ohrit, syri të sheh shumë blloqe pallatesh të përfunduara, që janë bosh. Kështu, vetëm në Pogradec, sipas një shifre zyrtare, vetëm vijës së verdhë të qytetit, janë 1400 apartamente të pashitura, si rezultat i paftësisë blerëse.
Pallatet janë komodë, me parametra bashkohore, por qëndrojnë bosh prej shumë muajsh. Ndërtuesi Neli Çollaku thotë, se ka shumë pallate të ndërtuara prej tij, të cilët qëndrojnë të pashitura. Ai, për gazetën “Shqiptarja.com” thotë, se nevoja ka shumë, por s’ka fuqi blerëse. Madje një ndërtues tjetër thotë, se kush shet tre apartamente (gjen blerësa), i jap falas një apartament.
E njëjta situatë është edhe në qytetin e Korçës. Edhe këtu, gjëndia është alarmante. Janë plot 960 apartamente të përfunduara para dy muajsh, që nuk shitet asnjë apartament. Shkakun ia lënë varfërisë të tejskajshme. “Shumë qytetarë vijnë dhe i shikojnë pallatet dhe nuk i blenë dot”, thotë një ndërtues.
Edhe pse pronarët kanë bërë ulje të ndjeshme të çmimeve për metër katror dhe përsëri nuk afrohet njeri. “Ne, thonë ndërtuesit, po paguajmë koston e krizës dhe të varfërisë, e cila po manifestohet hapur edhe në tregun e ndërtimeve”.
Të vetmit që janë blerës të pallateve në Pogradec janë pushtetarë dhe deputetë të shumtë, që kanë blerë pallate vetëm për mujat e verës apo për ditët e fundjavave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com