Kriza e emigrantëve, 14 persona
mbyten çdo ditë në Mesdhe

Kriza e emigrantëve, 14 persona<br />mbyten çdo ditë në Mesdhe
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se numri i emigrantëve të cilët kanë humbur jetën në ujerat e Mesdheut, në përpjekje për të hyrë në Evropë ka arritur në 5 mijë.

Vetëm gjatë kësaj jave kanë humbur jetën në Mesdhe 100 emigrantë, pasi dy gomonet e tyre u mbytën.

14 emigrantë ilegal mbyten çdo ditë në përpjekje për të hyrë në kontinentin e vjetër dhe si pasojë e motit të keq, anijeve jashtë standardeve si dhe taktikave që emigrantët ndjekin për t’i shpëtuar diktimit nga autoritetet.

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, ka deklaruar se 360 mijë emigrantë kanë hyrë në Evropë gjatë këtij viti, kryesisht nga Italia dhe Greqia.

Shumica e emigrantëve kanë humbur jetën gjatë kalimit nga Afrika e Veriut në Itali, pasi kalimi nga Turqia në Greqi u mbyll një vit më parë.

Gjatë viti 2015, 3800 emigrantë humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evrpoë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni