Kriza e emigrantëve, Hungaria hap
bazë ushtarake në kufi

Kriza e emigrantëve, Hungaria hap<br />bazë ushtarake në kufi
HUNGARI-Emigrantët vazhdojnë të mbeten një problem në Evropë edhe pse gjatë vitit 2016-të është vënë re një ulje e numrit të tyre dhe kërkesave për azil.
 
Ndërkohë që shtete të shumta kanë marrë masa për parandalimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territoret e tyre, duke përdorur ndërtimin e barrierave kufitare dhe teknologjinë e re, Hungaria ia ka besuar këtë mision ushtrisë.
 
Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, ka inauguruar në pjesën jugore të kufirit hungarez, një bazë ushtarake e cila do të shërbejë për ndalimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.
 
Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot e ka inauguruar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.
 
Vetëm një javë më parë, kryeministri hungarez Viktor Orban, bëri të ditur se një gardh i ri po ndërtohej në kufirin me Serbinë, i cili do të pajisej me një numër të madhe sensorësh dhe kamerash për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan