Një tjetër tragjedi e fatit të emigrantëve shënohet në detin Mesdhe . Të paktën 22 persona humben jeten mes tyre 21 gra. Refugjatwt u gjetwn nga ekipet e shpetimit në një gomone, ku sipas dyshimeve të para shkak i tragjedise ka qene bashkimi i ujit me karburantin. Anija me refugjatë ishte nisur nga brigjet libiane drejt Europës.
Ekipi i shpëtimit transferoi në bordin e një anije 209 personat mes tyre dy gra shtatzëna dhe 50 fëmijë,45 prej të cilëve ishin të pashoqëruar. Gomonia ndodhej në det të hapur në kushte shumë të vështira me shumë pak karburant, ujë dhe ushqim.Refugjatët tashmë janë dërguar në Siçili.
“Kur ekipi ynë iu afrua gomones, pamë trupa pajetë në pjesën e fundit të gomones afër vendit të karburantit” u shpreh Jens Pagotto anëtar i organizatës Mjekët pa Kufij. Ai shtoi se të mbijetuarit kanë kaluar disa orë në bord me gratë e pajeta. Shumë prej tyre janë të traumatizuar për të treguar se cfarë ndodhi. Ende nuk është e qartë sesi këto gra humbën jetën.
Ky vit ka shënuar shifra tragjike të vdekjes apo zhdukjes së refugjatëve në ujrat e Mesdheut.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com