Ati i Shenjtë pritet të vizitojë në datën 15 prill kampet e refugjatëve në Greqi, vecanërisht aty ku gjendja duket më e rënduar, ishulli i Lesbos.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat të cilat citojnë burime nga kisha greke dhe që nuk përgënjeshtrohet nga Vatikani.
Pikërisht sa i përket Krizës së refugjatëve Ati i Shenjtë ka denoncuar indiferencën e shumë vendeve europiane.
Gjatë fjalimit të 28 shkurtit ai foli për tragjedinë e njerëzve që largohen nga luftërat dhe se duhet një përgjigje e përbashkët për ta, një drejtpeshim i përgjegjësive.
15 prilli është e ditë premte, ditë në të cilën Papa Françesku i dedikohet veprave të mëshirës.
Lajmi bëhet i ditur pak orë pasi Austria ka lajmëruar se do të presë fluksin e refugjatëve me ushtri.
Zyrtarët u shprehën se numri i refugjatëve është rritur në mënyrë të frikshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com