Kriza e emigrantëve, të shtunën
Ati i Shenjtë në Lesbo: Solidaritet

Kriza e emigrantëve, të shtunën<br />Ati i Shenjtë në Lesbo: Solidaritet
Papa Francesku viziton këtë të shtunë ishullin grek të Lesbos ku po strehohen mijëra refugjatë.

Do të vizitoj emigrantët për të shprehur solidaritet e afrimitet si për refugjatët, për banorët e ishullit  por dhe për popullin grek” u shpreh At ii shenjtë gjatë fjalës së mbajtur në sheshin Shën pjetri.

Gjatë vizitës kreu i kishës katolike do të shoqërohet  edhe nga arqipeshkvi i Athinës .

Mbrëmjen e shkuar rreth 500 emigrantë kanë lënë ishullin grek për tu rikthyer në Turqi.  Ndersa ne portin e Pireut ka me shume  se 3800 refugjate.

Në bazë të marrëveshjes mes liderëve europian dhe ankarasë të gjithë emigrantët ilegalë të bllokuar në kampet e Idomentit do të kthehen drejt Turqisë . Sipas akordit , për çdo refugjat të kthyer nga Bashkimi Europian nëTurqi , një sirian që ndodhet në kampet turke do të merret nga vendet e unionit. 

Pavarsisht perpjekjeve kthimi i emigrantëve shpesh herë është shoqëruar me përplasje mes policisë pasi një pjesë e tyre refuzojnë të kthehen dhe kërkojnë hapjen e kufijve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.