Kriza e gazit i ka rrënjët shumë më të thella sesa Rusia

Kriza e gazit i ka rrënjët shumë më të thella sesa Rusia

'I ligu' Vladimir Putin i është kthyer sërish trukevetë tij. Këtë herë jo duke përdorur si armë tifozë huliganë apo vaksinat kundër Covid-19, por gazin natyror. Nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Xhek Salivan tek Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Uollas, politikanët janë vënë në radhë për të fajësuar Rusinë për krizën aktuale globale të gazit.

Problemi është se kjo është jo vetëm një analizë e keqe, por edhe një politikë e keqe. Siç është dokumentuar tashmë, kriza aktuale e gazit ka shkaqe të shumta, të cilat janë kombinuar në mënyrë veçanërisht problematike. Një vit me pandeminë e koronavirusit që rezultoi ndjeshëm rezervat e gazit; një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë, që të dyja nënkuptonin një konsum më të madh të gazit; duke mos harruar edhe aksidentet që ndërpresin linjat e furnizimit.

E gjithë kjo situatë është përkeqësuar më tej nga një kërkesë e shtuar për gaz nga Azia, kontinent që në thelb po e monopolizon gazin natyror të lëngshëm (LNG). Për pasojë blerësit evropianë,që nuk kishin dashur të nënshkruanin kontrata afatgjata, përfunduan duke paguar çmimet tregut.

Por ku hyn përgjegjësia e Rusisë në këtë krizë? Moska i ka përmbushur angazhimet e saj kontraktuale, dhe përkundër asaj që pretendojnë britanikët, po i furnizon klientët e saj afër niveleve rekord.

Natyrisht, kompania “Gazprom” do të synojë që të maksimizojë fitimet e saj, ashtu si Kremlini po përpiqet në mënyrë të pashmangshme ta shfrytëzojë situatën për t’i nxitur entet rregullatore gjermane të japin dakordësinë përfundimtare për fillimin nga puna të gazsjellësit të ri “Nord Stream 2”.

Atëherë cili është mëkati këtu? Para së gjithash, Rusia nuk ka asnjë detyrim morale që të sigurojë më shumë gaz sa herë që këtë e dëshiron Perëndimi. Për sa kohë që rusët respektojnë detyrimet e tyre kontraktuale, pjesa tjetër është thjeshtë ekonomi e tregut.

Sigurisht, do të kishte qenë shumë e përshtatshme për të gjithë të tjerët, në rast se Moska do të ishte e gatshme dhe në gjendje që të rriste furnizimin me gaz, por duke pasur parasysh kontrollin e vazhdueshëm të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, si dhe breshërinë e kritikave, a duhet të presim që Putini të heqë dorë nga qasja e tij për të na bërë neve një favor?

A duhen fajësuar për këtë situatë edhe kompanitë furnizuese në SHBA dhe Katar, të cilat e orientuan shërbimin ndaj tregut aziatik gjithnjë e më të pangopur. Pyetja është natyrisht retorike:Sigurisht që jo. Përveç kësaj, sa mund të ndihmojë Putin, përderisa “Nord Stream 2” nuk ka nisur edhe nga puna?

Është e qartë se ka më shumë kapacitete tek gazsjellëset që kalojnë përmes Ukrainës.

Por Moska nguron që t’i paguajë Kievit më shumë tarifa për tranzitin. Për më tepër, këto të fundit lidhen kryesisht me fushat e gazit ekzistuese në rajonin Nadim-Pur-Taz (NPT) në Siberinë Perëndimore, kapaciteti i të cilave është në rënie, dhe të cilat në këto kushte duhet t’i japin përparësi nevojave lokale.

Ndërkohë “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” ushqehen nga fushat e reja në Jamal, por me këtë të fundit ende të mbyllur, rusët janë të kufizuar në furnizimet shtesë që mund të sigurojnë. Pra me pak fjalë, situata është shumë komplekse.

Por asnjë problem nuk është kurrë aq kompleks saqë politikanët të mos munden ta distilojnë atë në thjeshtëzime banale dhe retorikë të vrazhdë. Dhe kjo, sidomos kur opinioni publik po bëhet gjithnjë e më kërkues, një “Kokë turku” është gjithmonë një shpërqendrim i mirë, dhe këto kohë nuk ka asnjë kurban më të mirë sesa një rus.

Mendoj se janë 3 arsyet kryesore për “analizën” e pazakontë e të vrazhdë që po përdoret për krizën aktuale të gazit, ku secila prej tyre ka një ndikim veçanërisht problematik në politikë. Së pari është një kërkimi i çalë për të gjetur një justifikim të jashtëm për krizën.

Problemi me shpjegimet dembele, është se ato çojnë shpesh në përgjigje nëpërmjet politikave dembele, pra të kushtueshme apo të pafrytshme. Për shembull projekti për krijimin e një rezerve strategjike evropiane të gazit, do të ishte i kushtueshëm dhe politikisht kompleks. Mbi të gjitha do të kërkonte vite për t’u zbatuar, dhe kjo do të thotë se nuk do të kishte ndikim në situatën aktuale.

Së dyti, problemi është se çështja mbi“Nord Stream 2” është shndërruar në një debat të fortë mbi vendin që duhet të zërë Rusia në botë. Dhe ata që pretendojnë se ky projekt do ta bëjë Evropën më të varur nga “arma energjetike” e Rusisë, nuk arrijnë ta shpjegojnë se si do të ndodhë kjo.

Është e vërtetë, ky gazsjellës do t’i japë mundësi Gazprom të dërgojë sa më pak gaz që të jetë e mundur përmes linjave ukrainase duke minimizuar kështu pagesat ndaj Kievit, diçka që është padyshim negative për ukrainasit, por vështirë se do të ndikojë në sasinë e gazit rus që konsumon Evropa.

Dhe kjo mund të rrisë dhe jo zvogëlojë sigurinë energjetike të BE-së. Edhe pse koha kur Moska mbyllte ndonjëherë rubinetin ka të ngjarë të jenë zhdukur – rusët nuk kanë luksin të mbeten pa para-një shantazh nga i cili Evropa ka vuajtur në të kaluarën, ai ishte në thelb një dëm anësor si pasojë e mosmarrëveshjeve midis Kremlinit dhe Kievit.

Megjithatë, ndërsa Putini mund të jetë i gatshëm të luajë fort ndaj Ukrainës, ai ka të ngjarë të mendohet2 herë para se të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me Gjermaninë. Vlen të përmendet se Angela Markel ka qenë shumë e qartë kur ka thënë se sanksionet e mëtejshme do ta përkeqësonin çdo përpjekje të Moskës për ta përdorur gazsjellësin si një mjet për shantazh.

Kësisoj, një fushatë shumë emocionale kundër “Nord Stream 2”, i kufizon opsionet energjitike të Evropës dhe i mban çmimet e larta, në një përpjekje të fundit për të ndëshkuar “Gazprom” dhe Kremlinin. Atëherë kush po e përdor gazin si një armë?

Së treti, ekziston gjithmonë supozimi se sa herë që Rusia përfshihet në një “luftë hibride” dhe “ndikim dashakeq”, rrezikon gjithmonë të futet në një rreth vicioz. I brishtë, dhe i vetëdijshëm për dobësitë e tij relative, dhe duke parë gjithmonë komplote nga Perëndimi, Kremlini tenton

Që t’i përgjigjet me ashpërsi retorikës politike dhe të fortë nga ana e vendeve perëndimore.

Sigurisht, asnjëra nga këto që përmenda më lart, nuk do ta shfajësojë Moskën për të gjitha sjelljet negative që ajo ka bërë më dëm të Perëndimit, nga helmimet në Britani dhe deri tek sulmet kibernetike. Por në shumë aspekte, kriza e gazit është një metaforë e përshtatshme për sfidat që ka sot bota moderne:komplekse, globale, e vështirë për tu rregulluar, dhe që ka të ngjarë të ketë ndikime të gjata dhe të paparashikueshme./Bota.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja