Në një deklaratë të lëshuar të premten, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni akuzuan Dohan për politikat që destabilizojnë sigurinë në rajon dhe paralajmëruan se do të ndërmarrin masa të reja kundër tij.
Ato u zotuan se "do t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme politike, ekonomike dhe ligjore kundër Katarit, në kohën e duhur".
DASH, tha se sekretari i shtetit, Rex Tillerson, do të udhëtojë në rajon, në përpjekje për të ndërmjetësuar zgjidhjen e konfliktit.
Katër vendet, muajin e kaluar, kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me Iranin.
Ato përpiluan një listë prej 13 kërkesash dhe kanë kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Katari nuk i përmbush ato.
Në mesin e kërkesave kanë qenë: ndalimi i financimit të terrorizmit, mbyllja e rrjetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke.
Katari ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se kërkesat do të refuzohen, por ka lënë hapur derën për bisedime pa kushte paraprake.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com