Kriza e Katalonjës: Prokurorët 
​thirrje për arrestimin e Puigdemont

Kriza e Katalonjës: Prokurorët <br />​thirrje për arrestimin e Puigdemont<br>
Prokurorët Spanjollë kanë lëshuar një urdhër arresti evropian për Carles Puigdemont dhe bashkëpuntorët e referendumit dhe shpalljes së pavarësisë.

Carles Puigdemont dhe bashkëpuntorët e tjerë nuk janë paraqitur në gjykatën e lartë të Spanjës, ata akuzohen për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Avokati i Puigdemont tha se klima ishte e "rrezikshme" që ai të paraqitej para gjykatës. Ndërsa Belgjika e ka mbrojtur me pretendimin se nuk ka marrë ende urdhër arresti për Puigdemont.Tetë anëtarë të tjerë të shkarkuar nga qeveria rajonale e Katalonjës ,nuk u morën në pyetje nga gjykata.

Spanja e ka shpallur të paligjshëm referendumin dhe pavarësinë. Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoj sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhjet lokale në 21 dhjetor.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet lideri i kartelit të drogës ‘Sinaloa’! Bosi meksikan u prangos me djalin e ‘El Chapo’