Kriza e konflikti, Luan Rama: Në
arkivin e pluralizmit ata që e sollën 

Kriza e konflikti, Luan Rama: Në<br />arkivin e pluralizmit ata që e sollën 
N/ Kryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook duke iu përgjigjur komenteve se me zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e PD në zgjedhje i rrezikohet hyrja në Kuvend për legjislaturën tjetër duke qenë se është i pesti në listën e Tiranës.
 
Luan Rama shprehet se nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
 
Gjithashtu Rama shton se LSI ua ofron të gjithëve shansin për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti.
 
Statusi i Luan Ramës
Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit "me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI-së", e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
 
Eshtë momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t'u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti.
 

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan