Kriza e refugjatëve, Merkel: Evropa 
qëndron e bashkuar, nuk kemi plan B

Kriza e refugjatëve, Merkel: Evropa <br />qëndron e bashkuar, nuk kemi plan B
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e emigranteve.

Në një intervistë për televizionin ARD, Merkel ka thënë se nuk ekziston një plan B, nëse liderët dështojnë të bien dakord me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të emigranteve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.
 
Ajo gjithashtu tha se Evropa nuk mund ta lejojë Greqinë, një vend që së fundmi ka pranuar një ndihmë të madhe nga BE-ja, që të shkaktojë kaos, duke i mbyllur kufijtë e saj.
 
Merkel tha se ajo është shumë optimiste që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe të përballet me krizën.
 
“Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Kancelarja gjermane.
 
Liderët evropianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.
 
Ndërkohë Greqia ka tërhequr vërejtjen se numri i emigrantëve të bllokuar në territorin e saj mund të trefishohet gjatë javëve të ardhshme, duke arritur në 70 mijë vetë, për shkak të mbylljes së kufijve në vendet ballkanike.
 
Ne vlerësojmë se do të kemi një numër të njerëzve të bllokuar në vendin tonë, që do të jetë ndërmjet 50 mijë dhe 70 mijë”, tha ministri i emigriacionit, Yannis Mouzalas.
 
Sipas tij, tashmë në Greqi janë 22 mijë emigrantë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë