Kriza e refugjatëve, Rama në
Bruksel: Shqipëria ka detyrime!

Kriza e refugjatëve, Rama në<br />Bruksel: Shqipëria ka detyrime!
BRUKSEL - Domosdoshmëri për koordinim në nivel rajonal dhe Evropian ka kërkuar kryeministri Edi Rama në samitin e Brukselit, si zgjidhje për krizën e refugjatëve të cilët nisen nga Siria e Afganistani e përmes Ballkanit synojnë të prekin Gjermanin, Austrinë e Suedinë.

Në samitin e organizuar nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe kancelarja gjermane Angela Merkel me në fokus pikërisht krizën e refugjatëve, kreu i qeverisë Rama tha se vendi ynë ende nuk preket nga kjo krizë. Megjithatë, ai thotë se Shqipëria ka detyrimet e saj në këtë moment kaq delikat “për atë që jemi e për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si evropianë”.

Në një deklaratë për gazetarët para fillimit të samitit me vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, kryeministri Rama tha se “besohet që me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar të refugjatëve drejt vendeve tona”.

Shefi i mazhorancës shqiptare ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook foto nga ky samit, ku bie në sy mes takimeve të punës edhe afrimiteti me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, marrëdhëniet mes të cilëve janë përmirësuar nga vizita e Ramës në Beogradin zyrtar në nëntor të 2014-ës që theu akujt mes dy shteteve.

rama n samitin e brukselit

rama vucic bruksel

rama vucic bruksel


Foto të tjera 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët