Kriza ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të lërë shpenzimet e luksit dhe të ndihmojë të varfrit! Të ndryshojë fasha e energjisë elektrike nga 800 kWh në 1200 kWh

Kriza ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të lërë shpenzimet e luksit dhe të ndihmojë të varfrit! Të ndryshojë fasha e energjisë elektrike nga 800 kWh në 1200 kWh

Tedi Blushi

Partia e Lirisë i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë ato që ajo i quan si shpenzime luksi dhe të rritë ndihmën ekonomike për qytetarët në këtë kohe krize ekonomike. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili përmes një deklarata nga Selia e kësaj force politike ka nënvizuar se me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.

“Apelet shumë të qarta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian janë kambana alarmi, që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm për heqjen e lakut të varfërisë nga fyti i shqiptarëve, që Qeveria po jua shtrëngon çdo ditë dhe më shumë. Qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura.  Shkurtimet në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative krejtësisht të panevojshme janë sot një domosdoshmëri”, tha Blushi.

Sipas tij në kulmin e krizës ekonomike rezulton se “vetëm për dy javë institucionet shtetërore kanë shpenzuar dhe pritet të shpenzojnë të paktën 120 mijë euro vetëm për bileta udhëtimi jashtë vendit si dhe rezultojnë të mbyllura të paktën 70 tenderime për bileta për fluturime, me në krye Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministrinë”

Blushi bërë thirrje qe edhe fasha e energjisë elektrike të jetë më e madhe, nga 800 Kw në 1200Kw.

“Ndaj mbështesim plotësisht thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë për të mbrojtur të varfrit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale dhe të shenjestruar mirë. Gjithashtu, përsëritim me forcë kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.  Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800 Kw në 1200Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me të preken në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme.  Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të aferës së tij korruptive të inceneratorëve ndërkohë vazhdon me shantazhet absurde për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione. Thirrjet e tij dhe të ministrave të tij për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash. Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t'u ndarë përgjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t'i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 24/09/2022 04:41

    PO mire e thuaL qeveria te lere shpenzimet Like te sjelle florin bashke me Saliun dhe zbutet varferia

    Përgjigju
  • Tea: 23/09/2022 20:20

    Cfar esht ky sa i peshtire me duket per mbrojtjen qe i ben likes

    Përgjigju
  • Arber: 23/09/2022 20:20

    Ky blushi i pl nuk flet dot se esht i perlyer me ilirin

    Përgjigju
  • Bledushi i PL: 23/09/2022 20:02

    Ky është Superfëlliqësirë, nje sahan lëpirës i Like Spinit, ky Blush, Bibilushi vetëm leh, se s'të ha as m,,,n. Jazëk.

    Përgjigju
  • Turi: 23/09/2022 19:30

    Partia e lirise partia qe perfaqson korrupsionim e matrapazlleqet ne shqipri

    Përgjigju
  • Goni: 23/09/2022 19:28

    Ky ted blushi flet per drejtsi qe perfaqson njerzit me te korruptuar ne shqipri

    Përgjigju
  • Keli: 23/09/2022 19:19

    Po ca flisni mor se te ishit ju ne qeveri do e lishim cmimin 50 fish me te larte

    Përgjigju
  • Jani: 23/09/2022 19:18

    Po duhet te mendoj dhe per ju qeveri se skeni lek me pagujte kir kaloni 800kw

    Përgjigju
  • Olsi: 23/09/2022 18:36

    ME 1200 KW NE MUAJ NUK QUHESH I VARFER....

    Përgjigju
  • nadni: 23/09/2022 18:17

    duhet te uli edhe numrin e punonjesve buxhetore, se jemi ne krize ekonomike

    Përgjigju
  • Joni: 23/09/2022 18:10

    Ju shpia lirise nuk mund ta ulni qeverine me keto lajme koti

    Përgjigju
  • toman: 23/09/2022 18:09

    qeveria po ben pune shume te mire ne vend nuk ka arsye pse tkeshillohet prej jush

    Përgjigju
  • Dori: 23/09/2022 18:09

    Qeveria ka menduar shume per te lehtesuar popullin

    Përgjigju
  • imelda: 23/09/2022 18:08

    Partia e leshit e jo partia lirise. dilni e flisni fjale pavlera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi