Kriza emigrantëve, dorëzohet BE 
 kërkohet ndërhyrja e NATO-s

Kriza emigrantëve, dorëzohet BE <br /> kërkohet ndërhyrja e NATO-s
Gjermania, Greqia dhe Turqia kanë kërkuar nga NATO-ja që të ndihmojë në krizën e emigranëve që kërkojnë azil në Evropë, duke e kaluar Detin Egje nga Turqia për në Greqi. Gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të merret në konsideratë kërkesa për monitorimin e përbashkët të Detit Egje, së bashku me agjencisë evropiane.

“Kjo do të na ndihmojë të të kemi një pamje më të qartë të si si trafikuesit veprojnë në bregdetin turk”, deklaroi shefi i NATO-s. 

Nëse realizohet, do të jetë hera e parë që aleanca veriatlantike të jetë e përfshirë në krizën evropiane të refugjatëve. Deti dhe rrugët tokësore në mes të Greqisë dhe Turqisë kanë qenë pika kryesore përmes së cilës kanë hyrë rreth 80 për qind e emigrantëve në Evropë. 

Sipas propozimit, informacioni i mbledhur nga zyrtarët e NATO-s, do të iu përcillet autoriteteve turke me qëllim që të ndiqen kontrabanduesit, ndërsa Turqia do t’i kthej pas refugjatët që zihen nga NATO-ja. Aleanca ka të vendosur një anije në Mesdheun lindor, si pjesë e përpjekjeve për ta mbështetur mbrojtjen turke nga raketat në Siri.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën