Kriza emigratore, vullnet dhe përfshirje nga autoritetet shqiptare


Tiranë, 30 Tetor /ATSH/ -Avokati i Popullit,  Igli Totozani, referuar situatës së pritshme të ardhjes në territorin shqiptar të refugjatëve që largohen nga zonat e luftës, kryesisht sirianë,  u shpreh sot se të gjithë refugjatët që do të vijnë në Shqipëri, duhet të trajtohen si të barabartë me qytetarët shqiptarë.
Lidhur me këtë, AP organizoi eventin dy ditor workshopin dhe Konferencën mbi: "Standardet e Monitorimit të Përbashkët të trajtimit të Azilkërkuesve, Refugjatëve dhe Emigrantëve në Europën Juglindore".
Totozani tha se Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim me të drejta të plota në BE dhe si e tillë duhet të reagojë dhe të sillet si një shtet europian me të gjithë qytetarët në nevojë, të cilët do të hyjnë në territorin e saj për t'i shpëtuar luftës.
E pranishmë në këtë aktivitet përfaqësuesja e UNHCR në Shqipëri, Marie Helene Verney, theksoi se "edhe Shqipëria mund të përballet si Maqedonia me mijëra refugjatë në ditë. Unë personalisht kam parë vullnet dhe përfshirje të autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë çështje. Nëse Shqipëria përballet me 5000 deri ne 10.000 refugjatë në ditë atëherë duhet të tregojë humanizëm".
Ndërsa drejtori për Kufirin dhe Migracionin Genc Merepeza, bëri të ditur se përballë kësaj situate që pritet, kapacitetet e shtetit shqiptar dhe policisë janë të limituara. "Ne kemi dy qendra, një për azilkërkuesit dhe për mbrojtje humanitare dhe një për emigrantët e parregullt".
AP  ka nisur edhe disa rekomandime drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për të garantuar kapacitete pritëse dhe akomodim të denjë për refugjatët. Ndërsa vijon puna për monitorimin e rikthimit në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shtete të ndryshme të Europës Perëndimore./b.k/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë