Kriza energjetike, 600 milionë
banorë të Indisë në black-out

Kriza energjetike, 600 milionë<br />banorë të Indisë në black-out
INDI - Ndërprerjet masive të energjisë elektrike kanë goditur edhe sot Indinë, në ditën e dytë të një black-out-i që la dje pa energji mbi 300 milionë banorë në veri të vendit, përfshirë kryeqytetin Delhi.

Sot është verifikuar një defekt edhe më i madh, gati gjysma e Indisë është pa drita, metroja e Delhit është mbyllur dhe mbi 100 trena në kryeqytet kanë mbetur në vend.

Mediat thonë se rreth 600 milionë banorë janë prekur nga mungesa e energjisë pasi rrjeti verior dhe ai lindor i vendit pësuan kolaps.

Dje pushoi së punuari rrjeti verior, duke lënë pa energji veriun e vendit prej orës 2 të mëngjesit deri rreth orës 8, kur energjia nisi të kthehej në spitale, metro e pika të tjera kyçe.

Ministri i energjisë së Indisë tha dje se ishte e paqartë arsyeja e ndërprerjes së energjisë, ndërsa dyshohet se një nga shkaqet mund të ishte ngarkesa e madhe në rrjet.

Ndërkaq, sot problemi është kthyer edhe më i rëndë me dy nga rrjetet kryesore të vendit që kanë pushuar së funksionari.

Kjo është kriza më e madhe energjetike që godet Indinë në dekadën e fundit.
(km/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve