Kriza energjetike, nis zbatimi i masave në qytetin e Lezhës, fiket ndriçimi publik i rrugëve! Shtohen patrullimet e policisë nga rreziku i rritjes së kriminalitetit

Pas deklaratës së Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka nisur zbatimi i masave për kursimin e energjisë elektrike. Prej orës 24:00 në qytetin e Lezhës është fikur ndriçimi publik i rrugëve. Ashtu siç ish te paralajmëruar, diçka e tillë ka ndodhur edhe në rrethrrotullimin e Milotit.

Ndërkohë zhytja e qytetit të errësirë, mund bëhet shkak për rritjen e ngjarjeve kriminale. Për këtë qellim policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat e qytetit të Lezhës.

Një ditë më parë ministrja Balluku tha se do të ndërpritet energjia elektrike në disa akse kryesore të vendit, si dhe ato me degëzim. Po ashtu edhe për institucionet do të ketë ndërprerje pas orës 00:00. Megjithatë nga masat e marra nuk do të preken familjarët apo dhe bizneset e vogla, për të cilët nuk do të ketë ndryshime në çmim apo ndërprerje.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen