Kriza energjetike, PD: Vendi ka nevojë për impiante të reja fotovoltaike, ka investitorë, por qeveria nuk u jep leje

Kriza energjetike, PD: Vendi ka nevojë për impiante të reja fotovoltaike, ka investitorë, por qeveria nuk u jep leje

Në një kohë kur kriza energjetike ka mbërthyer vendin, ka lindur nevoja për impiante të reja të prodhimit të energjisë elektrike, me burime të rinovueshime e me fokus fotovoltaikët.

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati, ka akuzuar qeverinë se megjithëse ka investitorë privatë që duan të investojnë miliona, qeveria nuk u jep asnjë leje, ndërkohë që janë 45 leje që presin aprovimin përfundimtar me mbi 300 megavat.

Sipas Bushatit, në tre vite nuk ka asnjë kapacitet të ri gjenerues të vënë në punë, megjithëse flitet për impiantet e Nartës, Karavastasë dhe të Spitallës, që ende nuk janë vënë në punë. Po ashtu shton Bushati, janë shpenzuar 300 milionë euro për blerje energjie, por nuk u hodhën disa miliona që të rregullohej TEC-i i Vlorës,  ndërtimi  i të cilit ka kushtuar vetëm 98 milion euro.

Sipas Bushatit, rregullimi TEC-it të Vlorës, do sillte të një sasi të konsiderueshme të prodhuar dhe injektuar në rrjet. Por, e mbyll Bushati shkruimin e tij, qeveria as kanë mundur dhe as do mund të ndryshojnë përqasjen ndaj sistemit elektroenergjitik. ‘Bankomati i qeverisë duhet të vazhdojë të nxjerrë lek për blerjet e fushatës së radhës.’- shkruan Bushati.

'Impiantet fotovoltaiake si ‘çokollatë’ klienteliste

Ti hedhim hi syve shqiptarëve ndërkohë që mbushim xhepat tanë, kjo është motoja e Ramës dhe ministres Balluku, të cilët vazhdojnë sagën e investimeve strategjike imagjinare.

Qeveria Rama jo vetëm po përdor sistemin elektroenergjitik si bankomat të sajin për financime, por njëkohësisht po përdor lejet për burime të reja si çokollatë për klientët qeveritarë të radhës.

Ky është karremi i këtij mandati. Më 18 shkurt u mbajt një seancë e posaçme e Parlamentit Europian pikërisht për energjitë e rinovueshme e sidomos me fokus fotovoltaikët.

Ku u vendos liberalizimi i dhënies së liçensave të impianteve fotovoltaike si dhe lehtësimi nga ana e bankave europiane në dhënien e financimeve të duhura për këto impiante.

Por e kundërta ndodh në Shqipërinë që duam.

Në një kohë që ministrja më e sukseshme e kabinetit Rama dhe qeveria proklamon gjatë  gjithë kohës arritjet e shumta dhe hapat e sukseshëm drejt BE,  për çudi  kjo vendimarrje e parlamentit europian nuk konsiderohet fare.

Vendi sot ka nevoje me tepër se kurrë për impiante të reja, e për fat të mirë ka investitorë privatë që duan të investojnë miliona por nuk ju jepet asnjë leje, ndërkohë janë rreth 45 leje që presin aprovimin përfundimtar me mbi 300 MW dhe që mund ti kishin dhënë një ndihmesë të madhe situatës së sotme.

Në tre vite nuk ka asnjë  kapacitet të ri gjenerues të vënë në punë, edhe pse vetëm flitet për impiantet e Nartës, Karavastasë dhe Spitallës që do vihen në punë, por që fatkeqësisht do të duhen edhe disa vite të tjera ti shohim operacional.

Janë shpenzuar 300 milion euro për blerje energjie, por nuk u hodhën disa miliona që të rregullohej TEC-i i Vlorës,  ndërtimi  i të cilit ka kushtuar vetëm 98 milion euro.

Rregullimi i ciklit i të cilit do sillte një sasi të konsiderueshme të prodhuar dhe injektuar në rrjet.

Këto janë fakte të cilat padyshim as kanë mundur dhe as do mund të ndryshojnë përqasjen e kësaj qeverie ndaj sistemit elektroenergjitik.

Bankomati i qeverisë duhet të vazhdojë të nxjerrë lek për blerjet e fushatës së radhës.

Ndaj është e kotë të flasim për fakte kur nuk ka vullnet për përmirësim.'- shkruan Bushati.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë