Kriza, Gentiloni kryeministër i
Italisë: Prioritet ligji i ri zgjedho

Kriza, Gentiloni kryeministër i<br />Italisë: Prioritet ligji i ri zgjedho
Paolo Gentiloni do të jetë kryeministri i ri i Italisë pas largimit të Matteo Renzit.  

Pas një takimi në Presidencë me Sergio Mattarella-n, ish-Ministri i Jashtëm i qeverisë Renzi pranoi deryrën e re.

“Falenderoj presidentin e Republikës, e konsideroj një nder të madh  dhe do të përpiqem ta përmbush detyrën me dinjitet dhe përgjegjësi.  

Jo për zgjedhje por  në emër të përgjegjësisë do të shkojmë drejt qeverisjes. Do të përpiqem të lehtësoj punën parlameentare për të përcaktuar përfundimisht edhe ligjin e ri zgjedhor.

Jam i vetëdijshëm që Italia ka nevojë emergjente për një qeveri me pushtet të plotë  në mënyrë që ti ofrojë siguri qytetarëve dhe të përballet me përgjegjësi të plotë  dhe vendosmëri  me prioritetet ndërkombëtare, ekonomike, sociale, duke nisur nga rikonstruksioni  i zonave të prekura nga tërmeti"
ishin fjalët e para të kryeministrit të sapoemëruar.
 
Gentiloni pritet që të betohet këtë të mërkurë dhe të përgatisë një listë të ministrave duke krijuar kështu qeverinë e re italiane e cila duhet të marrë besimin e parlamentit.

Për kreun e shtetit ishte e nevojshme që të krijohej një qeveri me pushtet të plotë për ti dhënë mundësi krijimit të një ligji homogjen elektoral.

Kriza politike në Itali u krijua pas dorëheqjes së kryeministrit Matteo Renzi, i cili humbi një referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar një javë më parë.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji