BRUKSEL-Një thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe luftë të përbashkët për të përballuar krizën e refugjatëve vendeve Europiane i ka ardhur nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn.Hahn para gazetarëve në Bruksel tha se Ballkani nuk mund të bëhet "parking" për refugjatët.
“Ballkani perëndimor nuk duhet të bëhet parking për refugjatët. Ky do të ishte një gabim i rëndë gjeostrategjik. Kemi nevojë për koka të ftohta dhe jo retorikë të ashpër”, u ka thënë Hahn gazetarëve në Bruksel.
Kohët e fundit Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë në përpjekje për të ndaluar emigrantët,Nnë Hungari pati përleshje të dhunshme mes emigrantëve dhe policisë në këto kushte ka reaguar edhe komisioneri Hahn duke komentuar situatën në përpjekje për ti dhënë një zgjidhje
“Kroacia nuk do të jetë në gjendje të pranojë më njerëz”, ka thënë sot ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiq. Në qytetin lindor kufitar Tovarnik, policia kroate ka bërë përpjekje të mbajë nën kontroll turmat e njerëzve. Disa prej tyre kanë thyer kordonin policor
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com