Kriza, Itali në 2012 stop emigrantëve
s’ ka punë as për italianët

Kriza, Itali në 2012 stop emigrantëve<br /> s’ ka punë as për italianët
ROME- Kriza ekonimike ka goditur kaq shumë Italinë, saqë po detyron shtetin të shqyrtojë dhe mundësinë e marrjes së masave drastike për moslejimin e shtetasve të huaj, emigrantë në Itali.

Të gjesh një punë në gadishullin Apenin, tashmë është problem për vetë ata burra, gra e të rinj italianë.

Ministria e Italiane e Punës po shqyrton mundësinë e ndalimit të emigrantëve , duke i thënë stop dekretit të fluksit.

Dekreti i fluksit është një akt normativ i qeverisë italiane, i cili, përcakton çdo vit numrin e të huajve që mund të vijnë në Itali me qëllim punësimi. Ky akt arrihet dhe nëpërmjet marrëveshjeve dy palëshe me Shqipërinë, Egjiptin, Marokun dhe Moldavinë.

“Kriza ekonimike që ka prekur Italinë që prej 4 vitesh ka goditur kaq shumë, saqë është moment për t’i thënë stop dekretit të fluskit” shkruan në relacionion e tij drejtori i Përgjithshëmi i emigracionit pranë Ministrisë së Punës të Italisë, Dok. Natale Forlani.

“Të papunëve tanë nuk mund t’i shtojmë të papunët e huaj është një luks që për momentin nuk mund ta pranojmë.”- nënvizon Forlani.

Nëpërmjet dekretit të fluksit vitin e kaluar Italia lejoi hyrjen e 98 mijë emigrantëve me leje qëndrimi dhe punësimi , 4500 prej tyre ishin emigrantë shqiptarë.
Forlani tregon se, sot kriza ekonomike, ka bërë gjithnjë e më të vështirë tregun e punës, duke detyruar për ti thënë stop hyrjeve të reja në Itali.

“Në Itali tashmë janë 280 mijë emigrantë të papunë, gjysma e të cilëve përfitojnë asistencë. Para së gjithash duhet t'i japim këtyre njerëzve mundësi për të gjetur një punë, përndryshe me të mbaruar leja e qëndrimit, do të kthehen në emigrantë të paligjshëm.”-thekson Forlani për faqen online Stranieriinitalia.it.

Megjithatë qëndrimi i Ministrisë së Punës është teknik dhe i duhet qeverisë së re të Mario Montit, të marrë vendimin, për të bërë një tjetër vlerësim politik mbi dekretin e fluksit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital