Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dorëzuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të interpretuar marrëveshjen e arritur me Serbinë, për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
 
Kjo lëvizje e Jahjagës vjen ndërsa opozita ka bllokuar punën e Kuvendit prej kohësh, duke e cilësuar këtë marrëveshje në dëm të shtetit dhe interesave të Kosovës.
 
Ditë më pare, Jahjaga ftoi një tyrezë bisedimesh partitë politike, por opozita refuzoi të merrte pjesë, duke këmbëngulur në shfuqizimin e marrëveshjes.
 
Partia Lista Serbe, e cila e ka cilësuar këtë vendim të Jahjagës si një kundërshtim të dialogut të nisur mes Prishtinës dhe Beogradit.
 
Nga qeveria, këtë vendim të presidentes e ka përshëndetur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se kjo është një e drejtë kushtetuese. Veseli gjithashtu në një konferencë për mediat njoftoi se komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn në 6 nëntor do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)