Kriza katalanase: Senati i Spanjës
vendos sot për zgjidhje emergjente

Kriza katalanase: Senati i Spanjës<br />vendos sot për zgjidhje emergjente<br>
Sipas propozimeve të njoftuara nga Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, këtë të premte, Puigdemont do të shkarkohet dhe do të mbahen zgjedhje të reja rajonale. Madridi do të marrë kontrollin e financave të Katalonjës, policisë dhe medias publike.

Qeveria qendrore e djathtë e Rajoy ka një shumicë në Senat. Plani është miratuar gjithashtu nga partitë e opozitës. Neni 155 i Kushtetutës së Spanjës që prej vitit 1978, nuk është përdorur kurrë më parë. Spanjollët e quajnë atë "opsionin bërthamor" të qeverisë së tyre.

Ditën e sotme, Senati spanjoll pritet të votojë në favor të zbatimit të nenit 155, nëpërmjet këtij neni mund të nxjerrin rajonin e Katalonjës nga autonomia. Qeveria spanjolle këmbëngul se kjo masë është e vetmja mënyrë, për të qetësuar krizën katalanase. Por udhëheqësit katalanas thonë se një masë e tillë, thjesht do ti hedhi benzinë zjarrit, kjo gje mund ti bëj ata të shpallin republikën e pavarur katalanase.

Në kryeartikullin e gazetës spanjolle "El Periodico" shkruhet: "Deklarata e njëanshme e Pavarësisë, Mirupafshim". Sipas Eurostat, Bankës së Spanjës, Ministris së Ekonomisë, rezulton se 16% e popullsisë spanjolle që jetojnë në Katalonjë, prodhojnë:

25.6% të eksporteve të Spanjës

19% të PBB-së, dhe ka 20.7% të investimeve të huaja.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha