Kriza/ Kreu i AAK-së, Haradinaj
dorëzon mandatin e deputetitVideo/ Kuvendi në kaos dhe tym

Kriza/ Kreu i AAK-së, Haradinaj<br />dorëzon mandatin e deputetitVideo/ Kuvendi në kaos dhe tym
Pas përjashtimit nga seanca plenare e kësaj të premteje, e cila edhe këtë herë nuk i ka shpëtuar shtëllungave të tymit nga gazi lotsjellës i hedhur nga opozita, kreu i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet.
 
I revoltuar nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga punimet e parlamentit dhe 7 deputetë të tjerë u arrestuan nga policia e Kosovës, Haradinaj  e ka cilësuar të parevokueshme dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovë,” është shprehur Haradinaj pas dorëheqjes.
 
Sipas kreut të AAK-së injorimi i problemeve serioze në dëm të interesave të vendit, nga uzurpatorët e pushtetit siç shprehet ai, e detyroi atë të jap dorëheqjen, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës nuk është më institucion demokratik.
 
“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.
Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz. Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature,”
ka shpjeguar shkaqet e dorëheqjes së tij Haradinaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin