Kriza, Meta apel palëve për
dialog: Të gjendet një zgjidhje 

Kriza, Meta apel palëve për<br />dialog: Të gjendet një zgjidhje 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga Skrapari u bëri apel sërish palëve për t'u ulur për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike.
 
Ai deklaroi se është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë në mënyrë që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit.
 
Mesazhi i LSI-së është mjaft pozitiv dhe këtë mesazh duan të gjithë shqiptarët. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese.
 
Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte dhe LSI është e përqendruar në çështje konkrete që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira, që ndihmojnë zona të ndryshme të vendit
”, - tha z. Meta, i cili gjithashtu bëri apel për dialog mes palëve që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale. 
 
Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale.
 
Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend
”, - deklaroi Kryetari i Kuvendit, në prezantimin e projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë së Skraparit
 
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, duke folur para banorëve të qytetit të Çorovodës, theksoi se në Bashkinë e Skraparit kanë vijuar investimet duke shtuar se shumë shpejtë do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Përmet-Skrapar.
 
Kemi investuar nga buxheti i shteti për ndërtimin e rrugës Buzuq-Skrapar dhe që besoj se do të përfundoj shumë shpejtë. E filluam projektin e ujësjellësit dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë edhe faza zbatimit të tij e financuar nga Ministria e Transporteve dhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ju jap dhe lajmin tjetër që jemi shumë pranë të përfundimit të procedurave për fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar”, - tha Dervishaj.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot