KAJRO- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon u shpreh i alarmuar për trazirat në Egjipt, pas një dite tjetër përleshjesh me armë zjarri kur forcat e sigurisë bastisën një xhami në Kairo pas shkëmbimit të zjarrit me protestuesit.
Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.
Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.
Mëse 750 njerëz janë vrarë prej ditës së mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.
Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.
Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com