GREQI - Kriza e rëndë ekonomike që ka prekur Greqinë ka provokuar një rënie në të gjithë sektorët duke përfshirë edhe komercin e lëndëve djegëse, aq sa mujain e kaluar një e katërta e shoqërive greke të furnizimit të gazoilit për ngrohje janë mbyllur.

Nevoja Gazoil për ngrohje, siç thuhet prej së përditshmes Kathimerin, ka qenë gati zero në rajonin e Attikës pas fillimit të sezonit të shitjeve, ndërsa në veri të Greqisë, zonë tepër e ftohtë gjatë periudhës së dimrit, midis 15 dhe 31 tetorit kërkesa ka rënë midi 80-90% krahasuar me një vit më parë, pritshmëritë ishin edhe më të rënda për muajt në vijim.

Mbi gjendjen aktuale, Vangelis Cotsos, Sekretari i Përgjithshëm i Federacionit panelenik të pronarëve të karburantëve (Popek), bëri me dije se në 15 ditët e shitjes së gazoilit për ngrohje për dimër (e cila nisi më 15 tetor), rreth 25% e aktiviteteve komerciale të këtij sektori janë mbyllur.

Gjatë sezonit, sipas Cotsos, janë rreth 7.000 shoqëri greke që tregëtojnë gazoilin, midis 3000 dhe 3500 shoqëri do të jenë të detyruara të mbyllin aktivitetin e tyre për mungesë të kërkesës. E vetmja gjë pozitive, për konsumatorët, është rënia që po pësojnë çmimet në niivel global duke ulur kësisoj kostot e gazolit në 1.30-1.35 euro për litër.

(bi.ka/Shqiptarja.com)