BRUKSEL- Ministrat e Financave të Eurozonës do të takohen sot për të vendosur për këstin e ardhshëm prej 33 milardë eurosh për shpëtimin e Greqisë për të qëndruar në Eurozonë.
Në rendin e ditës do të diskutohet si do të përmbushen nevojat shtesë për financimin e vendit, si dhe mundësitë për lehtësimin e borxhit grek.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili do të marrë pjesë në takim, do të këmbënguli që borxhi i Greqisë duhet të lehtësohet. Por Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane janë kundër lehtësimit të borxheve të Greqisë.
Athina është duke menduar për të shkurtuar borxhin e saj në 120% të prodhimit vjetor ekonomik deri në vitin 2020 në kuadër të programit të ndihmës aktuale.
Ministri gjerman i Financave ka bërë të qartë se nuk mund të lejojë ndonjë kreditim të mëtejshëm për Greqinë, nëse vendi nuk arrin të shlyejë borxhet e saj ekzistuese.
Nëse Ministrat e Financave të Eurozonës dhe FMN-ja të ndezin dritën jeshile në takimin e fundit, do të ketë ende pengesa për tu kapërcyer. Vendimi duhet të ratifikohet nga parlamentarët e eurozonës, një proces që pritet të plotësohet deri më 30 nëntor.
“Grekët kanë rënë tashmë dakord se paratë do të vihen në një llogari të veçantë "ruajtje" në Bankën Qëndrore Greke, për të siguruar se ato do të përdoren për të shlyer borxhet e vendit, si një prioritet i parë” - këmbëngul Gjermania.
Gjithashtu , qeveria do të auditojë zyrtarisht punën e departamenteve të saj çdo tre muaj për të siguruar se ata përmbushin objektivat për shkurtimin e shpenzimeve.
Nga 2014, departamentet do t`ju lejohet vetëm për të marrë hua për qëllime investimi, dhe vetëm atëherë me miratimin e Ministrisë së Financave.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com