Kriza në Maqedoni dhe në Kosovë, ka qenë në qendër të Komisionit për Punët e Jashtme, ndërkohë që ekspertët e këtij dikasteri kanë thënë se situata e krijuar në Kosovë kërkon dialog konstruktiv me Serbinë.
 
Eksperti i çështjeve politike dhe Strategjike në Ministrinë e Jashtme, Ferit Hoxha bëri një panoramë të situatës në Maqedoni, duke nisur nga i ashtuquajturi shpërthim i bombave të Zaevit, e deri tek pritshmëritë pas zgjedhjeve të 24 Prillit.
 
Megjithë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar, sipas tij, ende nuk një marrëveshje, pasi një pjesë e opozitës nuk është dakord me listat zgjedhore dhe reformën e mediave.
 
Ndërsa sa i përket Kosovës, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë vunë në dukje se vetëm me dialog mund të ketë progres në marrëdhëniet me Serbinë.
 
Pas raportimit të zyrtarëve të MPJ-së mbledhja e komisionit vijoi me dyer të mbyllura.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)