Kriza në Maqedoni, përfundojnë pa 
sukses negociatat, Hahn i zhgënjye

Kriza në Maqedoni, përfundojnë pa <br />sukses negociatat, Hahn i zhgënjye
SHKUP - Kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje mbi 12 orë negociata mes 4 liderëve të partive më të mëdha politike të Maqedonisë dhe eurokomisionerit Johannes Hahn që u mbajtën dje në Bruksel.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev i LSDM, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së nisën dje në mesditë bisedimet me Hahn por qëndrimet kontradiktore, veçanërisht të dy partive më të mëdha nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje pavarësisht negociatave të zgjatura që vijuan deri pas mesnate.
 
E ndërsa Zaev ka kërkuar qeveri teknike apo të përkohshme pa Gruevskin si kryeministër, ky i fundit ka pranuar qeveri teknike, por që qeverisja e tij të vazhdojë deri në dhjetor dhe të jetë një qeveri e zgjeruar e cila do të kryej të gjitha pikat e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve të caktuara në prill të 2016. Vetë eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn përmes rrjetit social Twitter ka shprehur zhgënjimin e tij për dështimin e negociatave në Bruksel dhe mosarritjen e një marrëveshje me liderët e partive kryesore të Maqedonisë.
 
“Asnjë marrëveshje përfundimtare në bisedat për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shumë i zhgënjyer nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit nga disa liderë” , ka shkruar eurokomisioneri Hahn. Por sipas tij, BE nuk do të dorëzohet sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë një të ardhme më të mirë. “Qytetarët (e Maqedonisë) meritojnë më mirë: demokraci, sundim të ligjit dhe një ardhmëri evropiane. Nuk do të dorëzohemi!”, shkruan Hahn.
 
Zyra e tij në një deklaratë për mediat shprehet se bisedimet ishin të hapura dhe se BE i bëri thirrje të gjitha palëve që në interes të vendit dhe popullit që të gjejnë një kompromis politik bazuar në marrëveshjen e arritur në Shkup në 2 qershor. “Angazhimet për reforma ndaj të cilave janë angazhuar të gjithë liderët politikë duhet të implementohen me urgjencë pasi kjo është jetësore që vendi të bëjë progres në rrugën e tij euro-atlantike”-thuhet në njoftim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë