Pas këmbënguljes së Gjorgje Ivanov për të mos mandatur liderin e opozitës, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni ka shtyrë nismën “Iniciativa Megafon” të kërkojë dorëheqjen e tij.
Për këtë arsye është organizuar një peticion online, nëpërmjet të cilit qëllim i vetëm është mbledhja e firmave për të larguar Ivanon, që sipas nismës në fjalë ka shkelur Kushtetutën dhe po shtyn vendin në pa qëndrueshmërinë e problemeve duke penguar kalimin paqësor të pushtetit.
Edhe pas vizitës së zyrtarit të lartë të Këshillit Europian i cili përcolli një mesazh të qartë në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend Presidenti Ivanov nuk ka mundur të ndryshojë qëndrim.
Duket se thirrja e kreut të Këshillit Europian për tu treguar një burrë i vërtet shteti ka rënë në vesh të shurdhër ,bashk me apelin e tij për unitet.
Duke shtuar se kriza e vazhdueshme politike po e pengon Maqedoninë të ecë drejt rrugës euro-atlantike Tusk ka thënë: “Shpresoj të ndiqni këtë rrugë dhe të shmangni gjithçka që do të rindizte tensionet etnike”.
Ivanov ka vendosur të mos i kushtojë rëndesi këmbënguljes së bllokut europian, duke përsëritur përsëri akuzatpër përzierje në punët e brëndshme të Maqedonise, dhe se platforma e Tiranës po acaron raporte nderetnike, se kërkohet ndryshimi i Kushtetutës dhe se po manipulohen qytetarët me çështje jashtë Marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Redaksia online
d.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com